E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lleshaj me homologun turk: Bashkëpunim në luftën kundër krimit ekonomik e financiar

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshajeshte takuar me homologun turk, Süleyman Soylu ku bisedimet u fokusuan mbi mundësitë, për rritjen e bashkëpunimit në funksion të sigurisë publike.

 

Gjatë takimit u trajtuan fushat ku do të ndalet e kërkohet të thellohet bashkëpunimi, mes dy ministrive të Brendshme e Policive përkatëse.

 

Reklamë

Ky bashkëpunim synohet të thellohet mes dy Akademive të Sigurisë, në fushën e luftës kundër krimit ekonomik e financiar, trajnimi i personelit policor, pajisjet për Policinë e Shtetit, si dhe ekspertiza për sistemin e menaxhimit doganor shqiptar.

 

Ministri i brendshëm Turk gjatë vizitës në Tiranë mësohet se është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë