Subscribe

Qershori shënon edhe muajin e fundit që policia ka afat për të mbyllur betejën kundër kanabisit. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj bëri të ditur se pas këtij afati, policia nuk do të merret më me bimët por me individët përgjegjës. Lleshaj paralajmëroi ndëshkime edhe për zyrtarët që nuk denoncojnë në polici kultivimin e kanabisit në zonat që ata administrojnë.

SANDER LLESHAJ

MINISTER I BRENDSHEM

“Ne duam që brenda muajit qershor të mbyllet përpjekja e policisë së shtetit me kanabisin. Pas kësaj s’do merremi më me bimët, por me personat përgjegjës. Lufta ndaj kanabisit nuk është e vetmja përgjegjësi e policisë së Shtetit, që është organ ligjzbatues. Kërkohet që për çdo rast kultivimi të kanabisit në çdo cep të territorit të nisin procedimet penale jo vetëm për trafikuesit e kultivuesit, por edhe për zyrtarët që janë në atë cep të territorit ku kryhet ajo veprimtari kriminale”.

Emigrantët e paligjshëm që lëvizin kryesisht në rrugët e Tiranës kanë filluar të përfshihen në një sërë krimesh. Lleshaj paralajmëroi se do të merren masa ndaj tyre, madje të ndalohen që në kufi dhe mos të pranohen në Shqipëri.

Duhet në mënyrë të fortë të merren masa për migracionin e paligjshëm dhe veprimtarisë kriminalë që fshihet pas. Jemi bërë dëshmitarë të pranisë së këtyre emigrantëve që lëvizin lirshëm në rrugët e vendit, të pa kontrolluar, pa adresuar. Ky kontingjent personash, duhet të adresohet dhe të merren masat përkatëse ligjore, që ky fluks të ndalet që në kufi dhe sipas kritereve ligjore, për ata që kanë vërtetë nevojë.

Lleshaj u ndal edhe në luftën kundër krimit të mjedisit. Sipas tij, policia do të vijojë aksionet për parandalimin e këtyre krimeve, por kjo luftë nuk e ka gjetur ende vëmendjen e duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *