E enjte, 24 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur 2 Eps.) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lleshaj: Kriminaliteti në Shqipëri ka rënë, në kohën e PD-së kishte çdo ditë vrasje

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se kriminaliteti në Shqipëri ka pësuar rënie të ndjeshme nga viti në vit.

Gjatë fjalës së tij këtë të enjte në Kuvend, Lleshaj tha se në vitin 2012, kur vendi qeverisej nga Partia Demokratike, shënonte më shumë vrasje se sot, duke theksuar se vihet re një tendencë të ulët.

“Ka ulje galopante të krimit. Për këdo që di shkrim dhe këndim t’i referohet shifrave zyrtare të cilat thonë se kanë rënë vrasjet në Shqipëri nga 2012 deri sot. 126 në vitin 2012, kur drejtohej nga PD-ja. Ndërsa në vitin 2019, ky numër ka qenë 57 dhe sot ky numër është 21, pra një tendencë të dukshme të ulët me një vit më parë.  Problemi i juaj është ku i keni referencat, ose flisni me gojën e shifrave të institucioneve shqiptare ose me mendjen dhe gojën e tjetër kujt, mesa shoh ju keni vendosur të flisni me gojën dhe mendjen e tjetër kujt. I bie që nëse kemi çdo ditë vrasje, do të kemi 365 vrasje pra shkojmë në kuotat e qeverisje suaj, por jemi në vitin 2020 poshtë mesatares europiane. Po ju ftoj që të zgjidhni me përgjegjësi të lartë referencat tuaja. Do ketë ulje të kriminalitet për aq kohë sa do e qeverisim ne.”

Ndërsa foli edhe për Operacionin Forca e Ligjit dhe luftën kundër kanabisit, ministri iu bëri edhe njëherë thirrje zyrtarëve që të angazhohen vazhdimisht në kontrolllin e territorit.

“OFL ka marrë një përpjekje të gjerë, 43 vendime gjykatë për konfiskim dhe sekuetrim që inkurajon thellimin e punës që provojnë drejtësinë dhe angazhimin serioz. Kemi 72% më shumë hetime proaktive kundër kultivimit të kanabisit. Ftoj zyrtarët në vend për angazhim të pandërprerë dhe kujdes të shtuar se cenimi sado i vogël do të shoqërohet me pasoja të rënda penale jo vetëm për ato të përfshirë drejtpërdrejtë në krim, por edhe për zyrtarët që kanë detyrim kontrollin e territorit. Edhe këtë vit sasitë e kapura në vendet fqinje me origjinë nga Shqipëria janë në rënie krahasuar edhe më një vit më parë, në Puglia janë kapur 1769 kg lëndë narkotike nga Shqipëria. Mund të duket shumë, por ka pasur kohë kur kemi çuar tonelata të tëra, kur keni krijuar tonelata të tëra, kur jeni bërë markë e turpshme me Lazaratin e turpshëm.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë