Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj pas përfundimit të protestës së opozitës, ka reaguar duke theksuar se policia e shtetit u vu në qendër të dhunës  që synonte Kuvendin e Shqipërisë.

 

Përmes një postimi në Twitter, ministri Lleshaj nuk kursen edhe komentet për opozitën, e cila organizoi protestën sot, ndërsa shprehet se ndjen keqardhje për degradimin e saj.

 

“Edhe sot Policia e Shtetit u vu në shënjestër të dhunës së verbër që mësynte ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Keqardhje për degradimin e opozitës parlamentare në gjendje parapolitike dhe respekt për përgjegjshmërinë e profesionalizimin e Policisë së Shtetit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *