Lleshaj i përgjigjet Berishës: Akuzat kundër policisë dolën blof/ Video

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha se policia dhunoi Ymer Çelën dhe djalin e tij me qytën e pistoletës.
Në një video të postuar në “Twitter”, ku shihet teksa protestuesit konfliktohen me njëri-tjetrin, Lleshaj shprehet se tashmë duhet një përgjigje publike nga Berisha për akuzat e bëra në drejtim të policisë.
Lleshaj nuk nguron të ironizojë me Berishën edhe në lidhje me deklaratat e bëra prej këtij të fundit në protestën e 21 janarit të 2011.
“Nga frymëzuesit dhe ekzekutuesit e dhunës së mbrëmshme, tashmë duhet një përgjigje publike për insinuatën e akuzuave monstruoze kundër Policisë, që rezultuan në një blof të turpshëm, të ngjashëm me atë të “çadrave pistoletë” të 2011-ës.”
Nga frymëzuesit dhe ekzekutuesit e dhunës së mbrëmshme, tashmë duhet një përgjigje publike për insinuatën e akuzuave monstruoze kundër Policisë, që rezultuan në një blof të turpshëm, të ngjashëm me atë të “çadrave pistoletë” të 2011-ës. pic.twitter.com/Lo0zxwtEbM
— Sandër Lleshaj (@SanderLleshaj) June 3, 2019




