E hënë, 21 Shtator 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Lleshaj i paraqet dorëheqjen kryeministrit Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj  i ka paraqitur dorëheqjen, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një polic.

Kreu i qeverisë shprehet se ministri i dorëzoi menjëherë dorëheqjen, edhe pse ai nuk ka lidhje me aktin e policit që i mori jetën e të riut.

“Sot iu them të gjithë efektivëve: Ndjehuni krenarë për uniformën, sakrificën. Rasti është përjashtim tragjik që përjashton rregullin se Policia është mbrojtëse. Menjëherë pas ngjarjes ministri i Brendshëm më ka vënë në dispozicion dorëheqjen. I kam thënë  të më pres sa të kthehem se dua ta shihja dhe të bisedoja me të sy më sy. Jemi takuar edhe sot dhe jam shumë krenar për sensin e përgjegjësisë qytetarë të Sandër Lleshajt. Por në këtë vend nuk janë të gjithë njësoj. Ai nuk ka asnjë lidhje me aktin e rëndë të vrasjes së një djali 25-vjeçar. Sot ta mësojnë të gjithë ata se në këtë vend nuk janë të gjithë njësoj, as politikanët.”

 

Më shumë video

Reklamë