Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 June 2025
Vizion fokus

NYT: Izraeli filloi të planifikonte sulmet ndaj Iranit në...

Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëron Izraelin: Beteja fillon!

Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë i pari SHBA-në...

Takim i jashtëzakonshëm i Trump në Shtëpinë e Bardhë,...

Luftë në Lindjen e Mesme, a mund të ketë...

Zelensky: Duam ndihmë të madhe ushtarake derisa Moska të...

Roli i Turqisë në Lindjen e Mesme? Këlliçi: I...

Eksperti Laci: Izraeli i ka marr vendin SHBA-ve, është...

Tensioni në Lindjen e Mesme, eksperti: Nëse bie Irani,...

Lufta Izrael-Iran, Kondi: Pasojat janë shkatërruese për të dyja...

Lleshaj i del në krah Besa Shahinit: Shumë “burra” janë bashkuar kundër saj

22 Qershor 22:11

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka dalë në mbrojtje Besa Shahini, pas kritikave për dialektin dhe prejardhjen e saj nga disa aktorë politikë.

Në një postim në “Facebook”, Lleshaj shprehet se këtë postim e ka bërë në cilësinë e qytetarit dhe jo të ministrit, ndërsa i ka cilësuar skizofrenë të gjithë ata që ofendojnë Shahinin për provimin e Maturës Shtetërore.

“Janë bashkuar shumë “burra” kundër Besa Shahinit. Duket se këta i bashkon më shumë një zell i turpshëm kundër Besës sa ndonjë shqetësim i sinqertë për arsimin shqiptar, për gjendjen e të cilit ata janë përgjegjës shumë herë më tepër sesa Besa. Besa sulmohet se është një rast ndryshe. Ajo nuk ka studiuar në ndonjë nga universitetet tona të shumta, nuk ka qenë studente apo shoqe e ndokujt që bërtet, nuk është nga Tirana, tingëllon pak gegnisht kur flet, vjen nga Kosova…. Vetëm këto janë “mëkatet” e saj. Ajo nuk ka pasur kohë për ta prishur cilësinë e shkollës tonë. Ajo nuk ka mundur ende as t’a rregullojë atë. Kush kupton sadopak nga arsimi e di mirë se efekti i politikave të reja në arsim nuk mund të merret për një apo dy vjet. Të gjithë ata skizofrenë që shajnë Besën për provimin e Maturës Shtetërore, duhet ta dinë se atë nuk e ka formuluar ajo, por studentët që kanë dalë nga shkollat që Besa ka pasur fatin të mos i bëjë. Ato teste i kanë bërë studentët e atyre që bërtasin dhe që janë gati të fajësojnë gjithë botën për cilësinë e produktit të tyre.”

Ai theksoi se e vetmja gjë që ka arritur të bëjë Shahini gjatë muajve të ushtrimit të detyrës së saj, është përpjekja për pak modernizim në një sistem të shkatërruar gjatë tri dekadave.

“Një sistem ku “profesorët” ulërijnë dhe shajnë pa kurrëfare etike, ndërkohë që kanë marrë paga nga universitetet kioska pasi kanë firmosur me mijëra diploma pa vlerë, të cilat ngjajnë më shumë me mandatet e pasurisë që lëshonte Sudja e piramidave sesa me diplomat normale të universitetit. Ata që kanë heshtur përpara gjëmës së bërë kundër arsimit me universitetet piramida, ata që i kanë kthyer universitetet ku punojnë në hane ku edhe analfabetet pretendojnë për notë maksimale dhe ku nuk mbetet askush, ata që e kanë katandisur universitetin në fund të listave të renditjes botërore nuk mund të gjejnë asnjë alibi tek Besa. Është fat që ajo është ndryshe edhe në formim edhe në nivel nga autorët e gjendjes së sotme të arsimit. Është fat që ajo po përpiqet për një impuls modernizues në një sistem të mbështetur tek indoktrinimi, ku studentët trajnohen vetëm për të përsëritur, por kurrë për të menduar. Besa kërkon një shkollë ku nxënësit dhe studentët mësojnë si të mendojnë dhe jo çfarë të mendojnë, një shkollë që frymëzon dhe jo një shkollë që indoktrinon. Ju, ithtarë, viktima dhe autorë të një sistemi të dështuar, heshtni! Mos e kërkoni tek Besa fajin për dështimin tuaj. Si kosovare, ajo është po aq, në mos edhe më shumë, shqiptare se ju; si e diplomuar në Europë, ajo është edhe më e mirëarsimuar se ju. Dhe mbi të gjitha: si një grua që nuk ju shan, ajo ka më shumë dinjitet se ju. Bëhuni pra burra dhe heshtni! P. S. Këtë shënim e bëj në cilësinë e një qytetari dhe jo në atë të ministrit.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Besa Shahini Provimi sander lleshaj

Nga e njëjta kategori

Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëron Izraelin: Beteja fillon!

më shumë...

EMRI/ I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 27-vjeçari me rrezikshmëri shoqërore në Pogradec, policia i gjen armë dhe kokainë

më shumë...

Takim i jashtëzakonshëm i Trump në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti ‘po shqyrton’ mundësinë e bashkimit me Izraelin për të goditur Iranin

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e sotme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:49

NYT: Izraeli filloi të planifikonte sulmet ndaj...

9:39

Përfshihen nga flakët banesat e komunitetit rom...

9:29

“Përsëri”/ Arrestohet hajduti serial në Durrës

9:25

Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëron Izraelin: Beteja...

9:07

Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë i...

8:48

EMRI/ I dënuar më parë për vrasje,...

8:36

Takim i jashtëzakonshëm i Trump në Shtëpinë...

8:22

“Shmangni tensionet dhe kompromiset”, parashikimi i yjeve...

8:05

Parashikimi i motit për ditën e sotme

10:55

Lufta në Lindjen e Mesme, Imami tregon...

10:53

“Gjërat po ndryshojnë në botë”, paralajmëron Vuçiç:...

10:50

Luftë në Lindjen e Mesme, a mund...

10:35

Zelensky: Duam ndihmë të madhe ushtarake derisa...

10:14

Roli i Turqisë në Lindjen e Mesme?...

10:12

Eksperti Laci: Izraeli i ka marr vendin...

9:57

Tensioni në Lindjen e Mesme, eksperti: Nëse...

9:47

Lufta Izrael-Iran, Kondi: Pasojat janë shkatërruese për...

9:40

“Irani është armiku imagjinar i Izraelit”, Gurra:...

9:35

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Gazetari nxjerr...

9:33

Këlliçi: Izraeli po bënë atë që do...

Më të klikuarat

  • Tensioni në Lindjen e Mesme, eksperti: Nëse bie Irani, radhë...
  • Lufta në Lindjen e Mesme, Imami tregon se çfarë shkruhet në...
  • 250 mijë makina me borxhe, autoritetet sqarojnë se qytetarët...
  • Irani godet rafinerinë e naftës në Haifa, reagon Izraeli
  • Plotësohet “Puzzle”/ Në garë për 100 mijë euro, ja kush janë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services