Subscribe

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj  këtë të henë ka takuar homologun e tij te Çekisë, njëkohësisht zv.kryeministër, Jan Hamacek, Lleshaj garantoi se grupet kriminale do te marrin një goditje nga të gjitha krahët.

 

Përmes një konference për shtyp ministri Lleshaj, deklaroi se do të bëhet një qasje e integruar që strukturat ende të mbijetuara të krimit në qarkun e Shkodrës.

 

 “Ne jemi të interesuar dhe të shqetësuar edhe për perceptimin publik që nuk është në nivelin maksimal. Ne do ta adresojmë perceptimin publik. Do të  marrim masa të forta për të thelluar luftën ndaj atyre grupeve kriminale që nuk janë vënë para drejtësisë për arsye të punës nevojitet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale”.

 

Ndër të tjera në fjalën e tij ministri është shprehur se në Shkodër, janë marrë masa të forta. Ne kemi qasje të integruara. Janë shumë agjenci që po punojnë në Shkodër.

 

“Do të bëhet një qasje e integruar që strukturat ende të mbijetuara të krimit në qarkun e Shkodrës të marrin një goditje nga të gjitha krahët, në mënyrë që ky fenomen dhe kjo pasiguri e krijuar për shkak të veprimtarisë së këtyre grupeve të marrë fund njëherë e mirë në Shkodër, Elbasan e gjetiu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *