Ministri Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se ka marrë mbështetje të rëndësishme nga autoritetet franceze në lidhje me çështjen e integrimit të vendit në BE.

 

Në kuadër të vizitës që zhvilloi në Francë, Lleshaj tha për mediat se në takimit që pati me përfaqësuesit e Minsitrisë së Jashtme franceze, mori garanci se Franca do të ndryshojë qëndrim nese qeveria do te permbushe reformat.

 

“Mora mbështetje të rëndësishme nga autoritetet franceze të Ministrisë së Punëve të Jashtme për qëndrimin francez në mbështetje të procesit integrues të Shqipërisë. Ne  dhamë garancitë e nevojshme se procesi i reformave, kryesisht reforma në drejtësi, dhe në fusha të tjera do të vijojnë me intensitetin e duhur, në interes të përshpejtimit të të gjithë procesit, me shpresën e madhe që vendimi i pritshëm për hapjen e negociatave të merret në favor të Shqipërisë në muajin qershor”

 

Lleshaj tha gjithashtu se zhvilloi një takim edhe me homologun e tij francez Christophe Castaner. Takim qe sipas Lleshajt, u vendos që dy ministritë të intesifikojnë bashkëpunimin mes tyre.

 

“Ky bashkëpunim do të njohë një intensifikim dhe shtrirje të gjerë dhe shpresoj që takimin e ardhshëm, që do të zhvillojmë me Ministrin francez, në një vizitë të tij të shpejtë të ardhshme në Tiranë, do të kemi mundësinë që ta thellojmë më tej atë që kemi nisur sot. Me rëndësi të veçantë trajtuam edhe çështjen e emigracionit të paligjshëm. Konstatuam se kjo ende mbetet një çështje me rëndësi në marrëdhëniet midis dy palëve. Fatkeqësisht ekziston ende një numër shqiptarësh që aplikojnë pa shpresë, por gjithsesi aplikojnë për marrjen e azilit në Francë. Nga pala franceze dhe nga pala jonë u theksua që kushtet për kërkim azili në Francë nuk ekzistojnë. Shqipëria konsiderohet vend i origjinës së sigurt dhe shanset për marrjen e azilit në Francë janë pothuajse zero. Me këtë rast u zhvilluan edhe bisedime për ndërtimin e mekanizmave të caktuar në shërbim të parandalimit të këtij fenomeni.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *