E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 10 minuta më parë
Politikë

Lleshaj e pranon: Morëm gaz lotsjellës nga Kosova, nuk u përdor asnjëherë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj pranoi këtë të mërkurë se gjatë kohës kur opozita zhvillonte protesta të dhunshme është marrë gaz lotsjellës nga Kosova. Gjatë fjalës së mbajtur në Parlament, Lleshaj sqaroi se ai gaz nuk është përdorur asnjëherë, por është kthyer mbrapsht.

 

“Institucionet janë vënë në sulme të dhunshme. Përpall këtyre kushteve. U morën masa për të mos u përshkallëzuar. Policia ka punuar një hap më pas në nivelin e dhunës që është ndeshur. Në kuadër të një viti policia mbrojti lirinë dhe jetën e qytetarëve. Nuk shkaktuan asnjë viktimë dhe për herë të parë në protestat e dhunshme nuk pati gjak dhe të vrarë. Ishte një menaxhim që sipas partnerëve ishte sipas shkollës së policisë. Lakrimogjeni mund të merrni informacion. Kanë qenë që prej viteve të kaluara nga depot. Spekulime që ka ardhur nga Kosova. Ne dijeninë time ka ardhur po nuk është përdorur kurrë dhe është kthyer atje ku është marrë.”

 

Reklamë

Lleshaj reagoi pas një lajmi të përhapur nga mediat kosovare. Një gazetë theksonte se shteti i Kosovës e ka të ndaluar të shesë apo të blejë armë, ku bën pjesë edhe gazi lotsjellës. Ndërkohë, edhe Policia e Kosovës pranoi se ka huazuar gaz lotsjellës për qeverinë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë