Subscribe

Në një mbledhje online me drejtuesit e policisë dhe prefektëve, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se këtë vit regjistrohen 4 qarqe me risk të lartë kultivimi. Bëhet fjalë për Gjirokastrën, Shkodrën, Durrësin dhe Vlorën.

Ai urdhëroi që të vihet në përdorim flota e helikopterëve që ka Shqipëria për të monitoruar nga ajri të gjitha rastet e mundshme.

Lleshaj gjithashtu tha se duhen goditur fort të gjithë policët që nuk zbatojnë ligjet në luftën kundër kanabisit.

“Lufta ndaj kanabisit është përpjekje e të gjitha institucioneve ku Policia ka detyrë kryesore. Duhet të përdorim flotën e helikopterëve që kemi, bazuar te informacionet që kemi, jo fluturime të përgjithshme, të orientuara paraprakisht, të mbulojë të gjitha sipërfaqe me risk. Sipas informacioneve që disponoj, zona me risk konsiderohen ende Gjirokastra, Shkodra, Durrësi, Vlora, ku kërkohet përqendrim vëmendje maksimale, pa lënë në heshtje pa konsideruar edhe të tjera, si Lezha, Berati, Elbasani, tentativa për kultivim ka në shumë qarqe. Përgjegjësia është lufta në tre fronte, vënia para përgjegjësisë e administratorëve. Fenomeni lidhet me punën e pamjaftueshme dhe kriminale edhe brenda policisë së shteti që duhet të identifikohen dhe vendosen para përgjegjësisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *