Presidenti Ilir Meta këttë të premte u takua kokë më kokë me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.

 

Takimi mes tyre u zhvillua në ambientet e Hotel Tirana dhe zgjati rreth 20 minuta.

 

Meta u takua me Ruçin pak minuta pasi institucioni i Presidencës njoftoi dekretimin për nxjerrjen në lirim të Sandër Lleshajt.

 

Deri më tani nuk ka asnjë detaj mbi takimin e zhvilluar mes presidentit Ilir Meta dhe kreut të Kuvendit.

 

Takimi mes tyre ka ardhur në një kohë kur kreu i shtetit pritet të shprehet këtë të premte me dekret për emërimin ose jo në detyrë të Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm.

 

Por krahas dekretit të Lleshajt, një tjetër çështje sensitive është dhe ajo për propozimin e Vitore Tushës në krye të KLSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *