E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Lleshaj apel shoferëve: Respektoni rregullat e qarkullimit/VIDEO

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, është shprehur se ndryshimet e policisë për kontrollin në qarkullimin rrugor, po nxjerrin në pah një nivel shumë të ulët të njohjes dhe respektimit të rregullave nga drejtuesit e automjeteve.

 

 

Përmes një postimi në Facebook, Lleshaj shkruan se policia ka gjobitur shumë drejtues mjetesh, që nuk kanë asnjë lloj ndjesie për vijat e bardha apo për përparësinë e këmbësorëve.

Reklamë

 

“Ndryshimet e rëndësishme në mënyrën e kontrollit policor për qarkullimin rrugor, po nxjerrin në pah një nivel shumë të ulët të njohjes dhe respektimit të rregullave nga drejtuesit e automjeteve. Policia ka gjobitur shumë drejtues mjetesh, që nuk kanë asnjë lloj ndjesie për vijat e bardha, për përparësinë e këmbësorëve, etj.. Kërkohet reflektim nga të gjithë. Duhet sjellje normale në rrugë, në respekt të qetësisë dhe të jetës. Gjobat janë lajmi i keq, që sinjalizon edukim të papërshtatshëm dhe sjellje jo qytetare. Kontribuoni për më pak gjoba dhe për më shumë qytetari dhe siguri në rrugët tona!”

 

https://www.facebook.com/lleshajsander/videos/2251200258263544/

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë