E martë, 22 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Lleshaj apel qytetarëve: Aplikoni për dokumentet e identitetit

Ministri I Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se 2019-a është një vit rekord për shtimin dhe përmirësimin e kushteve për pajisjen me pasaportë dhe letër njoftim të qytetarëve.

 

Në një postim në Facebook, Lleshaj krahas kësaj deklarate, ngre shqetësim vonesën e shumë qytetetarëve për të aplikuar për ID të reja.

 

Reklamë

Ai u bën apel qytetarëve që të nxitojnë për aplikime e të shmangin stresin e fundit të dhjetorit pasi nga janari nuk do të mundet dot që të marrin shërbime.

 

“2019-a është një vit rekord për shtimin dhe përmirësimin e kushteve për pajisjen me pasaportë dhe letër njoftimi. Por, përsëri mbetet shqetësim vonesa e shumë qytetarëve për të aplikuar. Që të shmanget stresi në fund të dhjetorit, kur dokumentet e vjetër skadojnë dhe zhgënjimi i janarit, kur shumë shërbime nuk mund të jepen pa dokumentet e identitetit, sot kërkohet që qytetarët të NXITOJNË për të aplikuar në zyrat përkatëse.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë