Subscribe

Kur ka kaluar më shumë se një javë nga grabitja spektakolare e miliona eurove në aeroportin e  rinasit dhe ende nuk dihen autorët, ministri i brendshëm sandër lleshaj bëri përgjegjëse kryesore kompaninë koncesionare dhe atë të sigurisë

 

Në interpelancën e kërkuar nga opozita e re në kuvend, Lleshaj tregoi dështimin e sistemit të sigurisë në aeroportin ndërkombëtar.

 

“Kontraktori privat i sigurisë së aeroportit nuk ka lejuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të hyjnë në aeroport, pasi kishin marrë njoftimin siç thashë në rrugë të tretë, kanë tentuar të futen brenda, por nuk është lejuar për arsye se porta përkatëse nuk është hapur dhe portën e ka nën komandë kompania që është e ngarkuar me sigurinë e Aeroportit”.

 

Lleshaj shfrytëzoi interpelancën për të thënë se brenda pak viteve se janë evidentuar 12 probleme të mëdha në aeroportin e Rinasit, por asnjë nuk është marrë në konsideratë nga TIA.  Por ministri nënvizoi se autorët e grabitjes në Rinas mund të jenë shokët e Admir Muratajt qe u arratisën kohë më parë nga burgjet greke.

 

‘Besohet fort se kjo është episodi i një serie ngjarjesh me të njëjtët autorë. Kështu që besimi i autoriteteve përkatëse është shumë i fortë që ngjarja do të zbardhet përfundimisht. Duhet ta kemi të qartë që nuk ka qenë një rast i thjeshtë. Kemi të bëjmë me një grabitje prej autorësh profesionistë të cilët kanë arritur të shpërthejnë edhe zona sigurie më të mëdha. Kanë shpërthyer një burg të sigurisë së lartë në një vend anëtar të BE. Janë larguar prej andej të gjithë, kanë vrarë dhe punonjës policie. Dhe nuk kanë arritur të kapen as atje ndërkohë që është hera e parë që këtu ne kemi të paktën një sukses fillestar.”

 

Deputeti demokrat Myslim Murrizi i kërkoi ministrit të Brendshëm që të tregojë zyrtarisht sa është shuma e grabitur në Rinas, e po ashtu të fuqizojë rolin e policisë në Rinas

 

Lleshaj renditi disa probleme kyçe në Aeroportin e Rinasit. Sipas tij, portat nuk janë të përshtatshme, rrethimi i jashtëm është pa sensorë, kamerat e ndryshme janë jashtë funksionit ose të pamjaftueshme, e po ashtu ndriçimi i pistës dhe i perimetrit të saj është jo i plotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *