Vullkani në ishullin spanjoll La Palma  ka vijuar për ditën e dhjetë radhazi me shpërthimet e llavës të shoqëruara nga shtëllunga tymi dhe hiri në ajër.

Llava e vullkanit në Ishujt Kanarie të Spanjës ka arritur gjatë natës në Oqeanin Atlantik, duke ngritur frikën e lëshimit të gazrave toksikë dhe shpërthimeve.

Pamjet të publikuara në mediat vendase tregojnë retë e avullit të bardhë duke krijuar shpërthime ndërsa një rrymë e nxehtë kontaktonte me ujin në zonën Playa Nueva.

Por sipas ekperteve kjo situatë mund të shkaktojë probleme shendetesore për banorët e zonave afër vullkanit, konkretisht mund të irritojë lëkurën dhe sytë dhe mund të sjell pasoja në frymëmarrje.

Deri më tani si pasojë e shpërthimit të vullkanit janë shkatërruar 589 ndërtesa si dhe 21 kilometra rrugë.Ndërsa rreth 6 mijë njerëz janë evakuuar, pasi llava përfshiu shtëpitë, shkollat dhe disa plantacione me banane.

Vullkani u aktivizu me 19 shtator pas 50 vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *