E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Llalla takon Nishanin

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, zhvilloi një takim pa praninë e mediave me presidentin e republikës, Bujar Nishani. Burimet i thane Vizion Plus, se  pjesë e diskutimit ka qenë informimi për hapat e ndërmarrë lidhur me hetimet për rrëzimin e helikopterit të ushtrisë EC 145. Ne aksident mbeten te vdekur dy pilotë, ndërsa një ushtar profesionist u plagos. Organi i akuzës ne Shkodër ka regjistruar procedim për dy vepra penale në lidhje me rrëzimin e helikopterit. Zyra për shtyp e kryeprokurorit Llalla u tregua e rezervuar te japë informacione. Ndërkohë, mësohet se kompania Eurocopster ka kërkuar pezullimin e fluturimit  te helikopterit te dyte EC 145, deri ne sqarimin e plote te rrethanave te aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë