E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Llalla takon Nishanin

Presidenti Bujar Nishani zhvilloi një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla. Tema kryesore e diskutimit të tyre ishte çështja e pajisjes së përgjimeve, per te cilën Prokuroria pretendon se është futur pa lejen e saj. Mediat nuk kanë qenë të pranishme në takimin, i cili u mbajt në rezidencën presidenciale në Sauk. Ndërkohë Llalla shoqërohej nga dy vartësit e tij, Prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj dhe Prokurori i Tiranës, Petrit Fusha. Takimi vjen pas debateve të fundit që kanë përfshirë politikën në lidhje me përgjimet. Një ditë më parë kryeprokurori Adriatik Llalla, priti në zyrën e tij shefin e Shërbimit Informativ Visho Ajazi Lika.

Vazhdo të lexosh

Reklamë