Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, ka pritur sot kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. Në takim morën pjese edhe Prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj dhe ai i Tiranës, Petrit Fusha. Burime nga Prokuroria thane se kreu i SHISH i dorëzoi një raport të imtësishëm Llalles, për informacionet e mbledhura në terren dhe lëvizjet e automjetit në të cilin mbahej pajisja përgjuese “IMSI Catcher”. Ndërkohë që e paqartë mbetet përfshirja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në këtë takim pasi proceduralisht hetimet për këtë dosje po kryhen nga Prokurorja e Tiranes Anisa Qilimi.