Subscribe

Prokurori i Përgjithshëm kundërshton Byronë Kombëtare të Hetimit nën varësinë e Ministrit të Brendshëm. Në analizën ë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Adriatik Llalla, shprehu rezerva mbi këtë strukturë që tashmë ka kaluar në qeveri.

“Prej disa ditësh jemi njohur me draftin për ndryshimet ligjore në ligjin për policinë e shtetit. Të gjithë tashmë  jemi pjesë e diskutimeve mbi njësinë e specializuar policore që synohet të krijohet, Byronë Kombëtare të Hetimit. Strukturë e cila pritet të shtojë kapacitetet policore në luftën kundër korrupsionit. Prokuroria ka rezervat e saj lidhur me draftin e paraqitur, kundërshtime për të cilat ndan të njëjtin qëndrim me atë të bërë tashmë publik nga Unioni i Prokurorëve”.

Por Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, ka kundërshtuar kryeprokurorin duke thënë se Byroja, do të funksionojë më mirë si strukturë policore, por me autoritetin absolut të Prokurorisë.

Unioni i Prokurorëve kundërshtonte varësinë ë Byrosë nga policia e shtetit. Unioni vinte në dukje se e drejta e hetimit i takon vetëm prokurorisë. Por vërejtje të njëjta ka bërë edhe opozita. Partia Demokratike kundërshton Byronë Kombëtare te Hetimit në varësi të ministrit Tahiri dhe ka paralajmëruar se nuk do ta votojë projektligji e miratuar nga qeveria, por që ende nuk ka kaluar në parlament. Byroja Kombëtare e Hetimit është një strukture e posaçme që do të luftojë korrupsionin në nivele te larta të shtetit. Ajo është asistuar që në fillim nga ekspertët amerikanë dhe konsiderohet një nga strukturat më të rëndësishme që i bashkohet paketës së reformës në drejtësi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *