Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla bën rekurs në Gjykatën e Lartë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit. Kjo e fundit, më 11 janar riktheu masën e sekuestros së pasurive të ish-kryeprokurorit.

Vitin e kaluar, çështja Llalla kaloi për gjykim dhe ish-kreu i prokurorisë u akuzua për “mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë”.

Gjykata e Posaçme i hoqi sekuestron, por Apeli i po kësaj gjykate e riktheu sekuestron e pasurive.

Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars të 2018 me akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

Pronat e sekuestruara të Llallës janë një apartamenti në durrës, si edhe 4 sipërfaqe trualli, gati 20 mijë metra katrorë në total.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *