Subscribe

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, mandati i te cilit parashikohet te ndërpritet ne draftin e reformës ne drejtësi, po shfrytëzon analizat vjetore te organit te akuzës ne çdo qark, per te mbrojtur punën e vartësve te tij. Ketë te enjte, nga Korça, ai tha se Prokuroria ka ne proces hetimi dosje te rëndësishme te zyrtareve te nivelit te larte, ndërsa ka shmangur komentet per mandatin e tij. Me herët Llalla, ka shprehur kritika ndaj procesit te reformës ne drejtësi, ndërsa ka kërkuar qe prokuroret te mos trajtohen ne mënyre kolektive persa i përket rasteve te korrupsionit. Ndërsa per çështjen e debatuar te hetimit te plote dosjeve, kryeprokurori nuk gjen mangësi brenda radhëve te organit te akuzës. Ai flet per arrestime dhe dosje te bujshme. Vërejtja e tij e vetme per Prokurorinë e Korçës dhe Pogradecit ka te beje me numrin ne rritje te pezullimit të çështjeve. Kryeprokurori iu bëri thirrje përfaqësuesve te organit te akuzës që, të zhvillojnë analiza periodike me institucionet e tjera ligjzbatuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *