E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Llalla në zyrën e Metës

Kryetari i kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar ne mesdite nje takim me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Zyrtarisht, kuvendi njofton se biseda ka pasur ne fokus procesin e dekriminalizimit. Sipas njoftimit te Parlamentit, Ilir Meta ka biseduar me numrin 1 te organit te akuzës rreth vijimit te procesit të zbatimit të dekriminalizimit si dhe per bashkëpunimin mes dy institucioneve. Nga ana e tij, kreu i Parlamentit Meta, ka nxjerrë urdhrin për caktimin strukturës së posaçme, pranë të cilës do të dorëzohen dhe administrohen formularët e vetëdeklarimit, për subjektet, të cilët e paraqesin atë pranë tij. Gjithashtu ne faqen e kuvendit është publikuar edhe regjistri “për vetëdeklarimin pranë kryetarit të kuvendit të titullarëve apo anëtarëve të organeve kushtetuese, institucioneve të krijuara me ligj, si dhe funksionarët politikë të kuvendit”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë