Subscribe

Pas Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe drejtorit të përgjithshëm Haki Çako, ka qenë kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili ka përgënjeshtruar shkrimet mediave të ndërkombëtare, se terroristët kanë marrë në dorë trafikun e drogës në Lazaratit.
“Në asnjë rast, nga hetimet e prokurorisë nuk kanë rezultuar që këta persona të jenë përfshirë në vepra të tjera penale të lidhura me terrorizmin, siç u pretendua fillimisht në disa agjenci mediatike periferike shqiptare, nga të cilat kanë marrë indicjen më pas edhe disa media ndërkombëtare. Lajme për lidhjen e lëndës narkotike të prodhuar në Lazarat, por edhe në zona të tjera të vendit, me terroristët e të ashtuquajturit shteti islamik janë tërësisht prodhim i fantazisë dhe pa asnjë bazë reale”.
Këtë deklaratë kreu i organit qendror te akuzës, Adriatik Llalla, e bëri gjatë analizës vjetore të prokurorisë së Gjirokastrës. Prokurori i Përgjithshëm ka folur edhe për çështjet e kontrabandës dhe korrupsionit, duke u kërkuar vartësve të tij në jug te vendit të vlerësojnë çdo informacion për të nisur hetimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *