Subscribe

Adriatik Llalla i shpëtoi vetting-ut. Ndaj tij nuk do të ketë asnjë hetim të pasurisë dhe figurës profesionale.

 

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi me shumicë votash të mbajë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, sipas të cilit ish-Prokurori i Përgjithshëm nuk do t’i nënshtrohej procesit të kontrollit.

 

 “Kolegji çmon se vendimmarrja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka qenë e drejtë dhe duhet konfirmuar. Kolegji i Posaçëm i Apelimit me shumicë votash vendosi: ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Adriatik Llallën”

 

Akti i dorëheqjes së ish-kreut të akuzës u konsiderua i drejtë nga trupi gjykues

 

 “Dorëheqja u paraqit tek institucioni kompetent, Presidenti i Republikës”

 

Me këtë vendim të Kolegjit, Adriatik Llalla edhe nëse do të ndryshojë mëndje e të dojë të rikthehet në sistemin e drejtësie, nuk mund ta bëjë për një kohë të gjatë.

 

“Ndalimin e emërimit të tij, gjyqtar, prokuror, inspektor apo anëtar të KLD-së për një periudhë prej 15 vitesh”

 

Në fund të procesit, avokati i Llallës e konsideroi vendimin fitore të drejtësisë.

 

E vetmja trupë gjykuese ku mund të apelohet vendimi i Kolegjit është Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

 

Po Pavarësish vendimit të Kolegjit, Adriatik Llalla është në hetim nga Prokuroria për katër akuza, refuzim të deklarimit, mosdeklarimit, fshehje ose deklarim i rremë pasurisë,  mosdeklarim i shumave të të hollave në kufi, pastrim të produkteve të veprës penale dhe shpërdorim të detyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *