Subscribe

Tejmbushja e ambienteve te paraburgimit dhe kërkesa e Ministrit te Drejtësisë e detyron kryeprokurorin Adriatik Llalla te kërkoje nga vartësitë e tij, te jene te rezervuar dhe te mos abuzojmë me kërkesën për “arrest me burg” si mase sigurie. Përmes nje qarkoreje, kreu i organit te akuzës kërkon te rriten edhe rastet e gjykimit te drejtpërdrejte.

Numri i lartë i personave në ambjentet e paraburgimit vijon të krijojë një situatë shqetësuese, e cila i është përcjellë Prokurorisë edhe nga ana e Ministrisë së Drejtësisë. Nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve rezulton se në sistemin e burgjeve, për periudhën Janar – Dhjetor 2015, janë trajtuar 2962 të paraburgosur.

Referuar statistikave të vitit 2015, Prokuroria e Përgjithshme konstaton se është e nevojshme rritja e numrit të hetimeve kryesisht.

Pavarësisht diskrecionit që ligji i njeh prokurorit, numri i rasteve të filluara kryesisht nga prokurorët është sërish i ulët. Nisur nga numri i ulët i referimeve të dorëzuara në Prokurori nga agjencitë e tjera ligjzbatuese, Prokuroria e Përgjithshme kërkon rritjen e numrit të hetimeve, sidomos për çështjet e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Kryeprokurori Llalla ka dale ne keto përfundime pas analizave te zhvilluara ne rrethe me drejtuesit e Prokurorisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *