Llalla akuzon policinë për hashashin
Pamje te tilla të asgjësimit të drogës shpërndahen vazhdimisht nga policia, por sipas Prokurorit të Përgjithshëm, procedura nuk bëhet sipas ligjit. Në një takim të përbashkët me Ministrin e Drejtësisë Petrit Vasili, Llalla tha se mënyra e administrimit të provave, duhet të bëhet gjithnjë në prani të prokurorit dhe me procesverbal nëse ndodh e kundërta duhet të nisin hetimet.
Kreu i organit të akuzës shigjetoi akoma më shumë policinë, kur tha se ka sasi të mëdha hashashi, por pak arrestime. Për Ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasili, një situatë e tillë kërkon më shumë bashkëpunim mes policisë e Prokurorisë. Pak kohë më parë deputeti i LSI Luan Rama tha në kuvend se në të paktën 13 raste, asgjësimi i drogës është bërë pa procesverbal madje dhe pa praninë e prokurorit. Rama tha se edhe 101 tone drogë e sekuestruar në Lazarat u asgjësua pa procesverbal.




