E diel, 27 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:55 Në vijim ora 01:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Llagami: Gjykata e Lartë do të jetë funksionale brenda vitit

Kryetarja e Këshillit të Larte Gjyqesor Naureda Llagami ka premtuar se gjykata e Larte do te jete funksionale brenda ketij viti. Gjate nje raportimi ne komisionin e ligjeve, kryetarja e keshillit theksoi se vonesat ne emerimin e anetareve te gjykates se Larte vijne kryesisht nga procesi i vetingut pasi te gjithe anetaret qe vijne nga gjyqesori duhet ta kalojne kete proces me vendim te forms se prere.

Nga an e tyre anetaret e komisionit te ligjeve, kerkuan pershpejtim te procesit te vleresimit te kandidateve ne menyre qe gjykata e Larte te plotesohet sa me shpejt qe te jete e mundur. Socialisti Fatmir Xhafaj theksoi se nese punohet me ritme te pershpejtuar deri ne fund te vitit kjo gjykate mund te kete 9 ose 10 anetare.

Aktualisht ne gjykaten e Larte jane 4 anetare nga 19 qe kjo gjykate duhet te kete.

Plotesimi i gjykates se Larte eshte nje prej kushteve qe Brukseli te percaktoje daten e conferences se pare nderqeveritare ne procesin e negociatave per anetaresim.

Vazhdo të lexosh