Liverpuli vijon formën e mire te ditëve te fundit dhe e nis javen e 5 te Premier Liges me nje fitore ne transferte ndaj Chelsit te Londres, duke i shkaktuar Antonio Kontes humbjen e pare. Skuadra e gjermanit Klop e ka kërkuar qe ne fillim golin dhe e ka gjetur ne minutën e 17 me ane te Dejan Lovren qe befason mbrojtjen e bluve mjaft te përgjumur. Ne minutën e 36 teksa Chelsi nuk jepte shenja reaguese,ishte Henderson qe shënon nje supergol nga nje distance afro 30 metra. Ne pjesen e dyte blute arrijnë te shkurtojnë diferencat me te përhershmin Diego Kosta ne minutën e 61, por vetem kaq,deri ne fund mbeti Liverpuli me i rrezikshëm dhe me merite mori tre piket me vete.
Ne Itali, Milani e ka nisur me fitore ne transferte javen e katërt, por gjithsesi kuqezinjtë i falen dy lojtareve. Ne Genoa kundër Sampdorias vendase ishte portieri Donaruma qe e ka mbajtur rezultatin te bardhe deri ne minutën e 85 moment kur shfaqet kolumbiani Baka. Sulmuesi ka treguar se është i pazevendesueshem brenda zones dhe ka shënuar golin e vetëm te ndeshjes, duke u dhene kuqezinjve nje trepikësh te çmuar.
Ne France është Edinson Kavani qe merr Paris Sen Zhermenin per dore dhe e nxjerr nga minikriza. Ne ndeshjen e vlefshme per javen e 5 kryeqytetasit luanin ne transferten e Kaen dhe ishte uruguaiani qe me nje poker golash brenda pjesës se pare i jep skuadrës i vetem fitore. Dy golat e Moures dhe Augusten ne pjesën e dyte ishin sa per statistike pasi skuadra e sheikëve merr trepikëshin e kërkuar dhe te munguar prej dy javësh.
Mergim Mavraj dhe skuadra e Kelnit befasojnë bundesligen gjermane ne tre javet e para. Te ashtuquajturit cjeperit nga Kelni kane fituar ndeshjen e radhes ndaj Frajburgut dhe kane 7 pike pas tre takimeve. Ne minuten e 29 ishte Anthoni Modeste qe çeli serine e golave, ndërsa dy minuta me pas dyfishoi Bitenkurt. Ne te 45 serish Modeste dhe Kelni ka mbajtur tre piket ne shtepi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *