Liverpuli hodhi nje hap te rendesishem drejt kualifikimit drejt finales se Kievit, teksa mundi me rezultat bindes ne takimin e pare te vlefshëm per gjysmëfinalet Romen. Ne Anfild Roud, te kuqte ne ndeshjen e transmetuar drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne Tring, te kuqte e Jurgen Klop fituan 5-2 me italianet qe tashme u duhet te bëjnë nje mrekulli nje jave me pas ne Olimpiko. 25 minuta te para te kujdesshme nga te dy skuadrat me italianet qe preken traversën me Kolarov, ndërsa vendasit humben mundësinë e zhbllokimit te shifrave pas rasteve te mane. Por per te gjetur rrjetën mendoi nje ish Mohamed Salah i cili me nje gjuajtje fantastike mposhti portierin Alison ne minutën e 36. Ishte përsëri egjiptiani qe ne minutën e pare te shtesës pas presionit te krijuar konkretizoi ne gol një aksion duke dyfishuar shifrat.

 

Edhe pjesa e dyte asfiksuese me te zotet e shtëpisë me nje ritëm mbreslenes. Ne minutën e 56 Mohamed Salah protagonist i mbrëmjes, duke dhuruar nje top te mane qe nuk e kishte te vështire ta shtynte drejt rrjetës. Kapitullim total per Romen qe lëshoi shume ne loje, duke i dhëne mundësi anglezeve te gjenin edhe dy here te tjera rrjetën. Këtë here ne loje u fut braziliani Firminio. Sulmuesi i Liverpulit shënoi golin e katërt ne minutën e 61, ndërsa 7 minuta me vone mposhti portierin Alison duke shënuar te pestin. Roma u fut ne loje ne 10 minutat e fundit te takimit, duke gjetur drite ne fund te tunelit. Edin Xheko ngushtoi diferencën ne minutën e 81, ndërsa gjyqtari kryesor akordoi nje penallti pas nje topi te prekur me dore nga Milner 4 minuta me vone. Nga pika e bardhe ishte Diego Peroti qe vulosi shifrat përfundimtare 5-2 me Romen qe shpreson te perserise te njëjtën gje ne Olimpiko, ashtu siç beri me Barcelonën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *