Ne nje ndeshje qe do te mbetet gjate ne memorien e tyre dhe jashtë çdo parashikimi, Roma eliminoi nje nga pretendetet kryesore te këtij sezoni per fitimin e Champions League, Barcelonën duke prere nje bilete per ne gjysmëfinale. Ne stadiumin Olimpiko, skuadra e Di Franceskos ne nje ndeshje ne perfeksion shpartalloi 3-0 katalanasit, duke e bere te pavlefshëm rezultatin 1-4 ne ndeshjen e pare.

 

Sfida filloi mjaft e mire per vendasit kur qe ne minutën e 6 gjeten menjëherë rrjetën me ane te Edin Xheko. Por presioni i Romes pavarësisht golit te shënuar, ishte konstant përballe nje kundërshtari ne mbrëmjen e tyre me te erret dhe te pafuqishëm per te reaguar. Edhe pjesa e dyte nisi me ritëm te kënaqshëm per italianet qe ne minutën e 58 fituan nje penallti pas nje ndërhyrje te pike ne dem te Xhekos, lojtari me i mire i mbrëmjes dhe i kthyer ne gol nga De Rosi.

 

Mesi dhe lojtaret e tjerë te Barcelonës ne hije, ndërkohe qe mentaliteti fitues solli frytet e veta. 8 minuta nga fundi heroi i te zotëve te shtëpisë ishte pikërisht greku Manolas qe shënoi golin e trete, duke sjelle kapitullimin e spanjolleve, por edhe fundin e perandorisë se tyre dominante per shume kohe ne futbollin evropian.

 

Ne sfidën tjetër nje tjetër skuadër pretendente Manchester City i Pep Guardioles detyrohet te largohet nga kompeticioni prestigjioz para kohe. Liverpul tregoi edhe njëherë formën e mire ne te cilën ndodhet duke fituar edhe ne Etihad me rezultatin 2-1. Pjesa e pare mjaft e mire per qytetaret qe jo vetëm gjeten rrjetën qe ne minutën e 3 me Hezus, por me pak fat edhe mund te kishin shënuar golin e dyte pas nje loje asfiksues ndaj kundërshtarit.

 

Gjithsesi ndoshta fati nuk ishte ne anën e tyre kur 3 minuta nga fundi i pjesës se pare ju anulua nje gol i Sterling ne nje pozicion te dyshimte jashtë loje. Por ana psikologjike për arritjen e përmbysjes me sa duket ndikoi ne skuadrën e Pep Guardioles qe lëshoi shume ne pjesën e dyte, duke i dhëne terren kundërshtarit. Dhe ne minutën e 56 pas nje çoroditje ne prapavije ishte ylli i skuadrës se Liverpulit, Salah, qe ktheu gjithçka ne baraspeshe.

 

Goli i barazimit i preu shpresat e Citizens qe ne minutën e 77 pësuan edhe golin e dyte ketë here me brazilianin Firmino  me Liverpul, qe vazhdon aventurën ne Uefa Champions League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *