Liverpool i ka surprizuar të gjithë mbrëmjen e të mëkurës pasi u mund 1-0 nga Brighton. Kampionët në fuqi në Angli duket se nuk janë në formën më të mirë për të mbrojtur titullin teksa u mundën nga nje ekip modest i cili nuk e bënte një gjë të tillë që nga viti 1982.

 

Një disfatë e papritur për të kuqtë, të cilët nuk e kanë më forcën sulmuese te edicioneve të kaluara. Sa i përket historisë së ndeshjes, pjesa e parë e lojës ishte e qetë dhe pse skuadra e Klopp krijoi më shumë raste, siguria mungoi.

 

Ndërsa në pjesen e dytë, të kuqtë u ndëshkuan nga një gol i Alzante që në fillimin e pjesës së dytë  duke ia bërë dhe më të vështirë të administronin lojën. Megjithatë edhe pse Liverpool u mundua disa herë për golin e barazimit , gjithcka u mbyll me fitoren minimale të Brighton .

 

Një disfatë që pozicionon Skuadrën e Klopp në vendin e katërt në klasifikim, me 7 pikë larg Manchester City të vendin të parë, ndonëse kjo fundjavë vendos pikërisht përballlë këto dy skuadra në një sfidë që mund të përcaktojë shumë lidhur me vazhdimësinë në kampionat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *