E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Liverpool pret biletën për në raundin tjetër. Fitojnë dhe Inter dhe Real, ngec PSG

LIVERPOOL, ENGLAND - OCTOBER 30: Mohamed Salah of Liverpool talks with team mate Sadio Mane during the Premier League match between Liverpool and Brighton & Hove Albion at Anfield on October 30, 2021 in Liverpool, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Edhe mbrëmja e sotme e fazës së grupeve të Uefa Champions League ka dhuruar sfida spektkakolare, emocionuese me plot gola  ne duelet e transmetuara ne Tring.

 

Në kryendeshjen e kësaj të mërkure mes Liverpool-it dhe Atletico Madrid, “Të kuqtë” fituan 2-0 pa vështirësi ndaj spanjollëve, duke përfituar dhe nga epërsia numerike e lojtarëve, pasi Felipe u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 36-të të takimit. Me këtë rezultat, skuadra e Klopp ka prerë biletën për në raundin tjetër.

 

Reklamë

Ndërkohë më herët Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Porton në “San Siro”, çka e bën pothuajse të pamundur kualifikimin më tej të kuqezinjve.

 

Në sfidat e grupit A, Manchester City ka fituar 4-1 ndaj Club Brugge dhe ka marrë kreun e grupit, ndërsa PSG është ndalur në barazim 2-2 në minutat shtesë nga Leipzig, në Gjermani.

 

Ndërkohë Interi ka fituar dhe takimin e dytë ndaj Sheriff Tiraspol dhe në këtë mënyrë hedhin një hap më shumë drejt raundit tjetër.

 

Zikaltërit fituan 3-1 në transfertë dhe u ngjitën në vendin e dytë në grup. Më herët Reali bëri detyrën ndaj Shakhtar pasi triumfoi 2-1.

 

Në sfidat e grupit C, Dortmund u mposht me përmbysje 3-1 nga Ajax dhe i komplikon më shumë punët për raundin tjetër. Ndërsa Sporting Lisbone u tregua i pamëshirshëm ndaj Besiktas, duke fituar me rezultatin 4-0.

Vazhdo të lexosh

Reklamë