E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Liverpool nuk di të ndalet, fiton në transfertë

Liverpool ka arritur të fitojë me rezultatin 1 me 2 përballë vendasve të Southampton.

 

Edhe pse vinin pas supersfidës së Superkupës së Europës, ku arritën të fitonin trofeun përballë Chelseas pas 120 minutave lojë, të kuqtë e Jurgen Klopp treguan edhe njëherë se nuk dinë të zhgënjejnë.

 

Reklamë

Ish-lojtari I Southampton, Sadio Mane kaloi në avantazh të kuqtë e Liverpool në minutën e 45 të pjesës së parë, ndërsa Firmino hipotekoi 3 pikëshin duke shënuar në minutën e 71.

 

Ndërsa nga Southampton ishte Danny Ings ai që ngushtoi rezultatin në minutën e 83.

 

Me këtë fitore Liverpool shkon në kuotën e 6 pikëve duke marrë përkohësisht vendin e parë.

 

Në takimet tjera, Bournemouth koleksionoi fitoren e parë, pasi mposhti në trasnfertë Aston Villën me rezultatin 1 me 2.

 

Tre pikët e para në këtë edicion i mori edhe Everton e Norwich, që mposhtën respektivisht, 1-0 Watford dhe 3-1 Newcastle.

 

Ndërsa takimi mes Brighton e West Ham u mbyll në barazim 1 me 1.

Vazhdo të lexosh

Reklamë