Liverpool ka mposhtur me rezultatin 2 me 1 Fulham dhe ka marrë përkohësisht vendin e parë në Premier League.

 

Të kuqtë arritën të fitonin me vështirësi në fushën e Fulham pasi u desh ndihma e një penalltie në minutën e 81 që të arrinin të merrnin epërsinë.

 

Edhe pse e mbyllën pjesën e parë në avantazh me golin e Sadio Mane në minutën e 26, ekipi Jurgen Klopp në të dytën u vu në vështirësi nga vendasit e Fulham.

 

Fulham arriti të barazonte shifrat në minutën e 74 me Ryan Babel duke I dhënë një goditje Liverpool.

 

Por 9 minuta nga fundi një penallti e akorduar në favor të Liverpool I dha shprehsë ekipit të Klopp për një rezultat pozitiv.

 

Kapiteni James Minler arriti të ekzekutonte me saktësi 11 metërshin duke mposhtur portierin Sergio Rico I cili ishte dhe ai që e shkaktoi.

 

Me këtë fitore të kuqtë e Liverpool janë ngjitur në krye të Premier League me 76 pikë, 2 më shumë se Manchester City I cili ka një ndeshje më pak. Ndeshje që do ta luaj përballë Manchester United.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *