Liverpool përsëri ne krye te Premier League. Ne javën e 36 te kuqte e Jurgen Klopp shpartalluan Hadersfild 5-0 duke premtuar lufte deri ne fund me Manchester City për titullin kampion te këtij sezoni.

 

Ashtu siç ishte parashikuar, vendasit e filluan me mjaft vrull takimin duke zhbllokuar shifrat qe ne sekondën e 14-te me Keita.

 

Goli i 100 për këtë ekip ne kampionat. Përballë një skuadre e fundit ne klasifikim dhe për me tepër është përshëndetur prej kohesh me elitën e me te mirëve ne ishull, te zotet e shtëpisë dyfishuan rezultatin ne minutën e 23-te me Sadio Mane.

 

Përpara përfundimit te pjesës se pare, me një skuadër asnjëherë ne loje, Liverpool shënoi edhe golin e trete këtë here me Mohamed Salah.

 

Me te gjithë lojtaret titullarë ne formacion edhe pse te mërkurën luan gjysmëfinalet e Champions ndaj Barcelonës, Jurgen Klopp nuk beri asnjë ndryshim edhe ne pjesën e dyte.

 

I njëjti ritëm dhe shpejtësi për djemtë e Klopp te cilët fale edhe një mbrojtje te çoroditur te kundërshtarit gjeten rrjetën për here te katërt përsëri me Mane ne minutën e 66.

 

Mohamed Salah u kundërpërgjigj senegalezit për dopieten kur 7 minuta nga fundi vulosi shifrat 5-0. Për egjiptianin golin me numër 69 ne 100 prezenca me te kuqte.

 

Tashme ne këtë duel qe nuk ka fund për titullin , topi ka kaluar ne fushën e Manchester City qe ne një diference prej 2 pikesh ne renditje luan te dielën ne fushën kundërshtarë te Bernlit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *