Ne futbollin e sotëm te shpenzimeve te çmendura, ka nga ata qe edhe nuk joshen. Kështu ka ndodhur me Liverpool që i ka rezistuar edhe ofertës së dytë të Barcelonës për talentin Coutinho.

 

Plot 100 milion euro ishte oferta e klubit Blaugrana që e ka detyruar edhe një herë tjetër klubin anglez t’i ktheje nje përgjigje negative spanjolleve, gjë të cilën e kishte bërë edhe ne rastin e ofertës së parë prej 80 milion eurosh.

 

Katalanasit shohin tek Coutinho zëvendësuesin ideal të Brazilit tjetër Neymar, që u largua tek PSG, madje tek ekipi i madh spanjoll duke vlerësuar cilësitë e Coutinhos, mendojnë se ai mund të mbushe pak sezone me vone edhe Iniesten, i cili është aktualisht 33 vjeç.

 

Problemi është që Liverpool nuk kërkon të negocioje për asnjë kusht për talentin e vet me Barcelonën, pasi edhe në përgjigjen e fundit drejt spanjolleve i kërkohej këtyre te fundit të mos kumbisnin me kohë, pasi lojtari nuk është ne shitje.

 

Një problem i madh për drejtuesit e Barçes, të cilët ose duhet ta rrisin shumë ofertën, ose duhet të dorëzohen dhe t’i drejtohen opsioneve të tjera që nga Dembele i Dortmund, Griezman i Atl Madrid, Hazard i Chelsea apo Dybala i Juventusit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *