E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Liverpool i vetëm në krye të Premier League, fiton dhe Tottenham

Liverpool vijon rrugëtimin në krye të Premier League i vetëm.

 

Të kuqtë fituan në shtëpi 2 me 1 përballë Brighton dhe pse në një moment I vështirësuan gjerëat pasi Alisson la ekipin me 10 lojtarë teksa ndaloi një kundërsulm të Brighton në minutën e 77.

 

Reklamë

Van Dijk në minutën e 18 nga një goditje dënimi dhe në të 24 nga një goditje këndi arriti të çonte topin dy herë në rrjetë.

 

Ndërsa miqtë ngushtuan avantazhin në minutën e 77 me Dunk, I cili përfitoi nga përgjumja e Adrian dhe e çoi topin në rrjetë.

 

Me këtë fitore Liverpool merr kreun me 40 pikë. Ndërkohë fitore arriti dhe Tottenham që mposhti në shtëpi Bournemouth me shifrat 3 me 2. Kjo është fitorja e dytë që Tottenham merr nën drejtimin e Mourinho.

Vazhdo të lexosh

Reklamë