Loja e mirë kundër një rivali të fortë nuk i mjaftoi Interit për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën cerekfinale të Champions League.

 

Zikaltrit u mposhtën 2 me 0 në San Siro nga Liverpool në një duel që në pjesën më e te madhe të kohës e luajtën si të barabarte. Mirëpo në fund vendosen kualitetet e anglezeve të cilët e zgjidhen ndeshjen edhe falë zevëndesimeve të Jurgen Klop.

 

Në pjesën e parë Inter pati mundësitë më të mira për shënim. Fillimisht turku Calhanoglu goditi traversën  ndërsa pak më vonë një mundësi të artë e pati edhe Lautaro Martinez. Në pjesën e dytë, Inter ndonese e nisi gjjithashtu mirë nuk mundi dot të caje murin anglez të kryesuar nga Van Dajk.

 

Jo vetëm kaq por aktivizimi i Keita dhe Luis Diaz i dha Liverpulit një tjetër forme. Firmino në minutën e 75 dogji Bastonin dhe mposhti Handanovic ndërsa pak minuta më vonë Salah i dha goditjen e fundit skuadres se Inzagit.

 

Ndeshja e kthimit ne 8 mars, duket nje histori tashme e njohur, pasi Interit i duhet nje permbysje epike per te kaluar ne cerekfinale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *