E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Liverpool fiton Superkupën e Europës

Liverpool ka fituar Superkupën e Europës duke ekzekutuar saktesisht penalltitë me rezultatin 5 me 4 ndaj Chelseas.

 

Edhe pse u luajtën 120 minuta lojë ndeshja u mbyll me rezultatin 2 me 2.

 

Reklamë

Chelsea arriti të kalonte ne avantazh me Giroud ne minuten e 29 duke vënë shpesh në vështirësi të kuqtë e Klopp. Por me fillimin e te dytes, Mane barazoi shifrat duke rihapur sërish takimin.

 

Pavarësisht tentativave të dy ekipet nuk arrinin të gjenin golin e epërsisë. Me fillimin e lojës shtese, ishte Liverpool ai që shënoi, por nuk zgjati shume dhe blute e Londres shënuan me Jorginho i cili ekzekutoi saktësisht nga pika e penalltisë.

 

Kjo finale historike nën drejtimin e një gjyqtare femër, francezes Stefani Frapart, është transmetuar drejtpërdrejt në Vizion Plus.

Vazhdo të lexosh

Reklamë