Liverpool rimerr kreun përkohësisht ne Premier League pas fitores ne minutat e fundit te lojës kundër Southamtonit ne “St. Mery Stadium”.

 

Te kuqte e Klopp e nisen ne disavantazh lojën kur sulmuesi i vendasve, Shane Long, arriti te zhbllokoje rezultatin ne minutën e 9’ te takimit.

 

Pjesa e pare u mbyll ne shifrat 1-1, pasi mesfushori Naby Keita çoi ne baraspeshe rezultatin pas një krosimi te ardhur nga mbrojtësi i djathte, Alexander Arnold.

 

Pjesa e dyte fillon serish me një Southampton agresiv dhe te guximshëm duke ia bere ndeshjen akoma me te vështirë skuadrës se Klopp.

 

Pas minutash te shumta vuajtjeje për Liverpool, me ne fund edhi dhe goli i avantazhit nga egjiptiani Momo Salah ne minutën e 80’ te takimit.

Ne një kundërsulm te shpejte Salah arriti te marre topin nga mesfusha dhe ne afërsi te zonës se kundërshtarit arriti te mposhte ne mënyrë brilante portierin duke e çuar topin ne rrjete.

 

Ky ishte goli i 50-te i egjiptianit ne 69 paraqitje me Liverpool, i cili e ka arritur këtë shifër me shpejt se çdo lojtar tjetër ne histori te këtij klubi.

 

Rezultatin përfundimtar e vulosi Jordan Henderson ne minutën e 86 pas një asisti te brazilianit Roberto Firminho.

 

Me këtë fitore «the reds» ngjiten ne kuotën e 82 pikëve, dy me shume se qytetaret e Manchester City-it te cilët kane dhe një ndeshje me pak. Ne ndeshjen e ardhshme Liverpool do te prese ne shtëpi skuadrën e Chelsea-t.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *