E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Liverpool fiton gjysëmfinalen e parë, “të kuqtë” mundin Fulham 2 me 1 në Kupën e Ligës

Liverpool fitoi aktin e parë të gjysmëfinales së kupës duke mundur 2 me 1 në shtëpi Fulham.

Sukses që i jep një avantazh jo të vogël skuadrës së Jurgen Klop në kuadër të takimit të kthimit që do të luhet në transfertë.

Reklamë

Ndeshje me dy pamje në Anfilld.

Në pjesën e parë vendosi një gol i shënuar nga Uillian për Fulham në minutën e 19, pas një topi të shërbyer nga Perreira.

Vetëm një gjuajtje nga distanca e Xho Gomez ishte shumë pak për të zotët e shtëpisë në këtë pjesë. Liverpooli ishte një tjetër ekip në pjesën e dytë duke sulmuar me më shumë intensitet e duke krijuar më tepër raste për shënim.

Pas një mundësie të mirë të Gakpo, ishte Xhons që barazoi me një gjuajtje nga distanca favorizuar edhe nga një devijim i topit. Vetëm 3 minuta më vonë, në të 71 ishte Gakpo që shënoi golin e fitores, pasi u shërbye saktë nga e majta përmes Darvin Nunjez.

Deri në fund të kuqtë patën mundësi për të thelluar rezultatin, por portieri i miqve, gjermani Bernd Leno ishte i pakalueshëm. Takimi i kthimit do të luhet në 24 janar./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë