Ne “Da Luz” ndeshja mes Benficës dhe Liverpul u fitua nga anglezët 3 me 1.

 

Një sfidë e bukur e luftuar dhe me dy fytyra.

 

Pjesa e parë e dominuar totalisht nga të kuqtë, të cilët shënuan me Konate në minutën e 17, golin që hapi llogaritë në këtë sfidë. Pastaj dominimi i anglezeve dhe frytet e veta në minutën e 34 kur Salah cojnë rrjete një aksion perfekt me protagonist Arnold dhe Diaz.

 

Egjiptini pati edhe dy mundësi të tjera në pjesën e parë por Vlahodimos ishte hero.

 

Në startin e të dytës një gabim i Konate i dha mundësi Benficës që të shënojë me Darin Nunjes.

 

Një gol që e transformoi totalisht ekipin vendas. Portugezet me nisje të shpejta krijuan 2-3 raste të pastra veçanërisht me Everton Soarez dhe Nunjez. E kur nuk shenon dot ta pësosh.

 

Në fund në kundërsulm një pasim perfekt i Keita për Diaz  i dha mundësi skuadrës së Klop të çojë të shtëpi një rezultat sigurie, që e çon me njerën këmbë në gjysmëfinale, ndonëse është për t’u luajtur akti i kthimit në “Anfilled”. Të dyja këto sfida u transmetuan në Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *