Që Bayerni i Mynihut ka probleme, kjo u kuptua që në humbjet e rënda ndaj Milanit dhe Interit, por që tifozët të vërshëllenin skuadrën e tyre në Allianz Arena, ende pa nisur mirë sezoni, pakkush mund ta kishte menduar.  Kampionet e Gjermanisë morën një shuplake tjetër të fortë në gjysmëfinalen e “Audi Cup”, duke u mundur 3 me 0 nga Liverpol para publikut të vet.

 

Një situatë shqetësuese për Ancelotin, aq më tepër që në prag është edhe ndeshja e superkupës kundër Dortmundit. Anglezet e Jurgen Klop zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë në planin taktik dhe mbi të gjitha në duelet një për një dhe agresivitetin që treguan ne fushë. Që në minutën e 6 Mane me një diagonale shënoi golin e avantazhit pas një pasimi të marrë nga Firminjo. Në të 34 një kundërsulm i bukur i të kuqve, bëri që Salah të shënonte dhe ti dërgonte shifrat ne 2 me 0.

 

Në pjesën ë dytë pritej një reagim i bavarezeve, por kjo nuk ndodhi e jo vetëm kaq por Sturride në kundërsulm shënoi edhe golin e trete, gol që nisi vërshëllimat e tifozëve vendas ndaj skuadrës se Ancelotit. Asnjë justifikim për italianin që kishte në fushë pothuajse formacionin ideal. Dy jave para nisjes së kampionatit, skuadra është prapa me përgatitjet. Ndërkohe Liverpul; do të luajë në finale e këtij trofeu kundër Atletico Madrid që fitoi me përmbysje ndaj Napolit me shifrat 2 me 1.

Ndërkohe në një tjetër miqësore, ishin italianet e Atalantres që befasuan duke mundur Borusia Dortmund. Bergamasaket që ishin surpriza e edicionit të fundit ne seria A, fituan minimalisht 1 me 0 falë një goli të shënuar në minutën e 26 të pjesës së dytë nga Ilicic.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *