E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 29 minuta më parë
Sport

Liverpool bëhet klubi me më shumë trofe në Angli

Liverpool bëri historinë të dielën në finalen Kupës së Ligës kundër Chelseat.

Një sukses me vlera të dyfishta, pasi i jep mundësi “të kuqve” të parakalojnë rivalët historikë të Manchester United si klubi më i titulluar në Angli.

I themeluar në vitin 1892, Liverpool është klubi më i suksesshëm në Angli, duke arritur kuotën e 68 trofeve në të gjithë kompeticionet ku ka marrë pjesë, duke lënë një pas Man.United.

“Të kuqtë” janë përmirësuar ndjeshëm me ardhjen e Jurgen Klopit në krye, teksa Kupa e Ligës e fituar të dielën ishte e dhjeta në histori, që e bën Liverpulin klubin që e ka fituar më shumë këtë trofe.

Duke llogaritur vetëm kompeticionet që luhen në ishull, gjithsesi United mbetet klubi më i titulluar me 59 trofe kundrejt 54 të Liverpulit. Por diferencën e bëjnë kompeticionet ndërkombëtare me “the reds”-at që janë më të suksesshëm me 14 trofe kundrejt 8 të “djajve”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë