Subscribe

SHKUP– Ka nisur takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup ku do të diskutohet për Planin e Ri të Rritjes që Komisioni Europian ka futur tanimë në axhendën BE.

Fokusi i diskutimeve do të jetë paketa prej 6 miliardë eurosh që BE do të japë si mbështetje për Ballkanin Perëndimor. Paketa do të shfrytëzohet përgjatë 3 viteve, nga viti 2024 deri në 2027.

Të pranishëm në takim janë kreu i qeberisë shqiptare, Edi Rama, kryeminsitrii  Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Presidneti serb Aleksandër Vuçiç, dihmësi i Sekretarit të Shtetit James O’Brien, dhe kreu i BDI Ali Ahmeti. Ndërsa Bosnjë Hercegovina përfaqësohet nga ministri i Financave.

Kreu i qeverisë shqiptare para nisjes së takimit dha një mesazh në hyrje të Samitit. Ai e cilësoi Planin një hap të rëndësishme, pasi siç tha ai më herë ka qenë i mundur vetëm për vendet e Bashkimit Evropian dhe jo shtetet që s’janë pjesë e BE-së, si ato të Ballkanit Perëndimor.

11:32 – Rama në krah të Kurtit, foto familjare e liderëve të Ballkanit me përfaqësuesit e BE-së dhe administratës amerikane

Pas takimit mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE, SHBA e institucioneve financiare ndërkombëtare, mbi Planin e Ri të Rritjes që Komisioni Europian ka futur tanimë në agjendën e BE, është realizuar edhe fotoja familjre.

Fotot familjare janë ndarë në Facebook nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama. Ky i dunit shihet krah homologut të tij të Kosovës, Albin Kurti.

10:43FOTOLAJM/ Kurti dhe Rama ulen krah njëri-tjetrit në takimin në Shkup

Liderët e Ballkanit Perëndimor ditën e sotme ndodhen në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.

Kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti janë ulur krah njëri tjetrit.

Ndërkohë, në tyrezë ndodhet edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili po merr pjesë në këtë takim.

10:31 – Samiti në Shkup, Rama kërkesë për liderët e BE: Na ulni më shpesh në një tryezë, ne ballkanasit i bëjmë punët “pis”

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë samitit që po mbahet në Shkup mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku nuk mungojnë edhe përfaqësues të SHBA-ve dhe Bashkimit Europian.

Rama e nisi fjalën duke falenderuar këta të fundit, teksa më tej kritikoi BE për mungesën e fondeve ndaj vendeve që ende nuk janë anëtarësuar.

Ai shpjegoi gjithashtu pse nisi Ballkani i Hapur dhe kërkoi nga BE që t’i ulë liderët e rajonit më shpesh në një tryezë.

“A mund ta paramendioni në çfarë pozicioni të mirë do ishim nëse BE do të ishte me serioze në integrimin rajonal. Kështu duhet të ishte kur filloi procesi i Berlinit, por ky është një proces që ndodh njëherë në vit. Andaj ne filluam me Ballkanin e Hapur. Ishte qëllim për luftën e fuqisë dhe forcës, jo vetëm në rajon por edhe në Europë. Ne vendosëm agjendën e një tregu të vetëm.

Derisa presim që BE të na aderojë, le të aderohemi vetë ne. Pasi mbrëmë zhvilluam darkën, kuptuam se mund ta bëjmë këtë, mund të kemi bisedë të civilizuar dhe mund të flasim për ekonomi dhe tingëllonte më bukur.

Të vendosim një rreth politik siç kishim mbrëmë, të takohemi rregullishtr për shkak se edhe pse jemi shumë entiziastë, megjithatë jemi ballkanas, nëse nuk vini të na ulni bashkë në një tryezë mund t’i bëjmë punët pis”, tha Rama.

10:15 Takimi i liderëve të rajonit në Shkup, O’Brien: SHBA mbështet planin e BE-së, qytetarët do t’i ndiejnë leverditë

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien ka deklaruar sot nga Shkupi se SHBA e mbështet Planin e Ri të Rritjes që Komisioni Europian ka futur tanimë në axhendën e BE, për të mbështetur integrimin e përshpejtuar të rajonit në Tregun e Përbashkët Europian, si edhe financimin e prioriteteve tona ekonomike.

Nga tyreza e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE ai tha se shpresojnë të arrijnë ndryshim që do t’i ofrojë mundësi qytetarëve të rajonit.

James O’Brien: Ne i mbështesim aspiratat dhe asnjëherë nuk kemi qenë më afër. Përparimi na çon edhe më afër arritjes së qëllimeve. BE shpesh ka inovacione. Çdo shtet do ta bëjë punën praktike dhe qytetarët do t’i ndiejnë leverditë. SHBA e mbështet idenë, ne kemi shpenzuar rreth 200 milionë dollarë ndihmë për këtë rajon dhe do të mbetemi të përkushtuar në këtë aspekt. Por tani jemi fokusuar në faktin që vendin ta përfshijmë në tregun e vet.

Fillimisht do të identifikojmë nisma që do të jenë të dukshme për qytetarët në rajon. Kemi filluar diskutime për ide të tjera, siç është prodhimi i energjisë. Për disa muaj do të kemi nisma të prekshme, duam të zhvillojmë idetë. Shumë prej proceseve për të cilat njerëzit si ne flasin në takime të tilla tingëllojnë shumë abstrakte. Por janë ide për grupe njerëzish që do t’i realizojnë këto nisma. Këtë do ta bëjmë në mënyrë transparente.

10:12Kurti në Shkup: Mbështetja e Bashkimit Evropian duhet të jetë edhe financiare

Po mbahet në Shkup takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se vlerat e Bashkimit Evropian duhet të bëhen reforma në Ballkanin Perëndimor, dhe se mbështetja e Bashkimit Evropian, duhet të jetë edhe financiare.

Ai i ka bërë këto deklarata në nisje të konferencës “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”, që do të mbahet në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Albin Kurti: Republika e Kosovës sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara, ndërkaq në ditët në vijim, do të dorëzojmë edhe listën e projekteve indikative. Sa u përket reformave, aty në qendër e kemi reformën e administratës publike dhe të menaxhimit të financave publike, ndërkaq të projekteve i kemi ato për agjendën e gjelbër, digjitalizimin, investimet në sektorin privat dhe ngushtimin e hendekut infrastrukturor.

Kryeministri Kurti shtroi se Kosova ditën e sotme do të dorëzojë edhe listën e reformave të diskutuara, ndërsa në ditët në vijim do të dorëzojë listën e projetve dhe iniciativave.

Albin Kurti: Në këtë mbledhje 6 shtete të Ballkanit Perëndimor e takojnë Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes. Brukseli dhe Uashingtoni bashkë me Ballkanin Perëndimor në Shkup për rritjen ekonomike dhe jo vetëm të rajonit tonë. Vlerat e Bashkimit Evropian duhet të bëhen reforma te ne, ndërkaq mbështetja e Bashkimit Evropian duhet të jetë edhe financiare. Plani i rritjes nënkupton 6 miliard euro për rajonin tonë… Republika e Kosovës sot do të dorëzoj listën e reformave të diskutuara ndërsa në ditët në vijim do të dorëzojmë edhe listën e projekteve indicative./Vizionplus.tv 

10:00 Plani mbi rritjen ekonomike, Rama nga Shkupi: Hap i rëndësishëm, projekti deri tani i mundur vetëm për vendet e BE-së

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, i cili ndodhet në Shkup ka dhënë një mesazh në hyrje të takimit mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE, SHBA e institucioneve financiare ndërkombëtare, mbi Planin e Ri të Rritjes që Komisioni Europian ka futur tanimë në axhendën BE.

Plani synon të mbështesë integrimin e përshpejtuar të rajonit tonë në Tregun e Përbashkët Europian, si edhe financimin e prioriteteve tona ekonomik.

Rama e cilëson një hap të rëndësishëm, pasi ky Plan deri tani ka qenë i mundur vetëm për vendet e Bashkimit Evropian dhe jo për shtetet jo anëtare siç janë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Edi Rama: Më duhet të them se ky është vërtetë një takim shumë i rëndësishëm, sepse ne jemi këtu për të bashkuar mendimet tona me përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe administratës amerikane për hapin e madh që ne mundemi dhe duhet të ndërmarrim, që është t’i afrohemi më shumë Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për planin e rritjes dhe integrimin në tregun ndërkombëtar.

Kjo e fundit deri tani ka qenë e mundur vetëm për shtetet pjesë të Bashkimit Europian. Prandaj është një ndryshim i rëndësishëm dhe një mundësi e shkëlqyer, e cila nuk duhet humbur dhe prandaj është esenciale që ne t’ia dalim të punojmë së bashku, të gjashtë shtetet e Ballkanit, është esenciale që ne të vëmë qytetarët tanë të parët dhe të lëmë politikën dhe historinë për më pas, sepse çfarëdolloj gjëje që do të bëjmë dhe nëse do mundemi t’i bëjmë gjatë kësaj kohe për të përfunduar gjërat në muajt në vijim, do të përcaktojnë sesi do të jenë vendet tona në fund të kësaj dekade./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *