Partia socialiste e bën fakt, dorëzon në kuvend draftin për listat e hapuara.

Mbledhja e konferencës se kryetarëve vendosi  futjen në rend të ditës të diskutimeve për ndryshimet kushtetuese që rrjedhin nga kodi i ri zgjedhor.

1 tetori është përcaktuar si data për të kaluar në parlament.

Deri në fund të shtatorit komisioni i posaçem parlamentar për reformen zgjedhore do të reflektoje mbi ndryshimet kushtetuese, teksa në keshillin politik ende nuk është arritur dakordesia për formulen e hapjes se listave.

Si mazhoranca dhe opozita parlamentit kane dëpozituar nga një draft për hapjen e listave.

Mazhoranca i ka lënë si afat opozites jashtë parlamentit për të reflektuar për listat e hapura, koalicionet dhe pragun elektoral deri me 30 shtator.

Përfaqësuesi socialist në këshillin politik, Damian Gjiknuri paralajmëroi se nuk do të presë pafund partinë demokratike pasi procesi nuk mund të mbetet peng pak muaj para zgjedhjeve të pergjithshme të 25 prillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *