Lista Serbe i ka dhënë fund bojkotit dhe është rikthyer ne jeten parlamentare ne Kosove, nje veprim qe është përshëndetur menjëherë nga qeveria e Kosoves. Vendimi per rikthimin është bere i ditur nga kreu i përfaqësuesve politike te pakicës serbe ne Kosove, Slavko Simiç, i cili ka theksuar se arsyet kryesore te vendimit janë dy: rikthimi ne institucione per te kundërshtuar institucionalisht krijimin e ushtrisë se Kosovës, si dhe pjesëmarrja aktive per krijimin e asociacionit te komunave serbe ne Kosove.

 

Ne nje reagim per mediat ne Prishtine, zedhenesi i qeverise deklaroi se kryeministri Mustafa e mirëpret vendimin, ndërsa shpreson qe sa me shpejt te votohet ne parlament marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, duke marre edhe mbështetjen e përfaqësuesve politike serbe. Ne anen tjetër, drejtori per Kosovën ne qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, theksoi se e respekton kete vendim te përfaqësuesve serbe, duke i inkurajuar ata te luftojnë kundër planeve te qeverise per krijimin e FSK-se.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *