Lista serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat me shumicë serbe, në 23 prill.

 

Komisioni Qendror në Kosovë njoftoi se afati i regjistrimit ka përfunduar ndërsa asnjë subjekt politik nuk është futur  në garë  për katër komunat në veri të vendit.

 

Në votime pritet të marrin pjesë vetëm 11 kandidatë.

 

Lista serbe njoftoi në 20 mars se do të bojkotojë zgjedhjet deri në përmbushjen e dy kërkesave: formimit të asociacionit dhe tërheqjen e të gjitha njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *