E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Lista Serbe: Jemi gati të marrim pjesë në zgjedhjet e reja në veri

Partia më e madhe e serbeve ne Kosovë, Lista Serbe ka deklaruar këtë të premte se është gati të marrë pjesë në zgjedhjet e reja komunale në veri të vendit.

 

Lajmin e bëri të ditur kryetari, Goran Rakiç i cili tha se e mori këtë vendim në bashkëpunim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

 

Rakiq tha se tani topi është zhvendosur në fushën e Prishtinës, dhe se pret që në komunat e veriut të Kosovën të zhvillohen sa më parë zgjedhjet e reja.

 

Qeveria e kosovës u zotua për zgjedhje të reja ndërsa nisi dhe procedurat për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë por sulmet serbe të shtatorit ndaj policisë e kanë komplikuar sërish situatën.

Vazhdo të lexosh